Përfundon pas 8 vjetësh historia e dashurisë mes Diego Armando Maradona dhe Veronica Ojeda, pavarësisht ardhjes në jetë të djalit të çiftit Diego Fernando.
Por "El Pibe de Oro" nuk qëndroi shumë gjatë i vetëm pasi menjëherë pas ndarjes është lidhur me një 22-vjeçare të quajtur Rocio Oliva, gjë të cilën Maradona nuk e fsheh por e bën publike me anë të një fotoje ku shkruan "Rocio, Të dua".
Vajza nuk është emër i njohur por thjesht asistentja e një mjeku. Rocio merret edhe me futboll pasi ka qënë pjesë e skuadrës së femrave të River Plate.
Klikoni te foto per te pare albumin