Një vajzë e re, e quajtur Cloe, ekspozon të pasmet në kamera dhe vendos çmimin e saj në një faqe për escort- girls. Një orë e gjysëm me bukuroshen nga Hamburgu i Gjermanisë kushtojnë 370 euro. Shampanja është pija e saj e preferuar.
370 euro për Cloe, që në të vërtetë quhet Cecila H, janë para xhepi. Natyrisht në rrethana normale. Vajza 26- vjeçare është bija e një multimilioneri, një sipërmarrës mode.
Por jeta e saj nuk është normale. Prej kohësh punon si prstitutë për të financuar varësinë ndaj hero inës.
Javën e shkuar jeta e saj tragjike pati pikën më të ulët. Në një hotel, ajo vrau personin që i shiste dro gën, dealer-in 34- vjeçar.
Fotot e saj me duar të përgjakura janë parë në mbarë Gjermaninë.
“Më dhemb shumë,” thotë mamaja, që jeton në një lagje luksoze dhe udhëton me Porsche dhe Mini Cabrio.
Vajza e saj shkonte në shkollë private, festonte me klasën e lartë, bënte pushime në Saint Tropez.
“Miqtë e gabuar ia bënë këtë,” thotë mamaja.