Charlie Parker është një djalë 3-vjeçar i cili nuk ka aspak frikë të notojë me krokodilët.
Fotot e mëposhtme tregojnë vogëlushin duke luajtur me “shokun” e tij aligator me emrin Gump.
Prindërit e Charlie janë pronarë të një kopshti zoologjik në Ballarat
të Australisë dhe e kanë rritur djalin mes gjarpërinjve dhe krokodilëve
duke e mësuar se si të merret me ta.
Greg Parker, babai i Charlie, është shumë krenar për djalin e tij: “Nuk e
kemi nxitur të qëndrojë me krokodilët, thjesht ai i do shumë kafshët.
Sigurisht që si të gjithë fëmijët ai ka frikë nga shumë gjëra, por jo
nga gjarpërinjtë dhe krokodilët.”