Një 43-vjeçare në Brazil doli para gjykatës me akuzën e vrasjes së bashkëshortit të saj, vrasje kjo e mbetur në tentativë.
Por më shumë se sa akuza e ngritur ndaj gruas, lajm përbën teknika e zgjedhur prej saj për “të hequr qafe bashkëshortin”.
Hetuesit morën denoncimin nga bashkëshorti i cili tha se gruaja e
tij ishte përpjekur ta helmonte në krevat. Sipas tij, gruaja kishte
hedhur një substancë helmuese në organet e saj gjenitale dhe më pas i
kishte kërkuar marrëdhënie seksuale.
Fatmirësisht,
bashkëshorti kishte ndjerë që dicka nuk shkonte. I alarmuar ka marrë
bashkëshorten prej dore dhe e ka shoqëruar atë në spital. Pas vizitave
tek mjekët, këta të fundit gjetën gjurmë të një substance tejet helmuese
në trupin e 43-vjeçares.
Sipas tyre, organizmi i njeriut
nuk mund të prodhonte vetë një substancë të tillë, ndaj dyshuan se ajo
ishte hedhur qëllimisht nga 43-vjeçarja.
Rasti në fjalë,
përvec nisjes së hetimeve për 43-vjeçaren, identiteti i së cilës nuk
bëhet publik, mund të përdoret si precedent nga hetuesit brazilianë të
Sao Jose do Rio Prato në Brazil për hapjen e të tjera dosjeve ku vdekjet
e disa bashkëshortëve janë të rrethuara nga mistere.