Shkencëtarët zbulojnë përmasat fizike të femrës ideale
Një grua e përsosur, sipas shkencëtarëve izraelitë, nuk është një femër e
dobët me këmbë të gjata, siç besohet nga shumë. Një grua ideale duhet
të peshojë 77 kg të jetë 1.70 m e gjatë, raporton gazeta
“Pravda”. Autorët e formulës së “gruas ideale” i kanë bazuar hulumtimet e
tyre në një nga zbulimet e vitit të kaluar, sipas të cilit të qenurit
pak mbipeshë të zgjat jetën. Si rrjedhojë shkencëtarët propozuan
proporcionin gjatësi-peshë, 1.70 m me 77 kg. Për shumë vite, standardi i bukurisë femërore ka mbetur pothuajse i
pandryshuar. Shumica e njerëzve preferojnë femrat e dobëta me ije të
ngushta, këmbë të gjata dhe gjoks të madh. Ndërkaq, kohët e fundit në
bote ka nisur një fushatë për të luftuar imazhin e fizikut femëror tepër
të hollë. Për më tepër, Izraeli miratoi ligjin që ndalonte një fizik
tepër të hollë në botën e industrisë së modës.