Emri
i Elvana Gjatës nuk është i rastësishëm në botën e muzikës dhe as
thjesht për të plotësuar ndonjë nga kapriçiot e moshës. Rruga e saj
artistike ka filluar që fëmijë, me debutimet e saj të para në pallatin e
pionierëve. Që në pjesëmarrjen e saj të parë, në Festivalin e Zërave të
Rinj, vlerësohet me çmimin e tretë, me këngën ‘Të këndojmë së bashku’.
Ky çmim e inkurajon edhe më tej në rrugën e saj të saponisur.