Ja cili nga banorët e Big Brother ka patur të dashur një 61-vjeçare


Iliri me Xhimin të ulur në kuzhinë, bëjnë bisedë mbilidhjet e tyre. Iliri i rrëfehet se ndër lidhjet që ai ka pasur, vajza më e re ka qenë 27 vjeçe, pastaj të tjerat nga 40, 50 e lart. Ai shton se ka pasur një të dashur 61 vjeçe. Xhimi i habitur e pyet për moshën. Ilirii përgjigjet që tani ai është 27 vjeç, ndërsa lidhja me 61 vjeçaren ka ndodhur rreth 4 vjet përpara, kur ai ka qenë 22 vjeç, citon albeu.
Iliri nuk duket i kompleksuar mbi këtë eksperiencë, madje shton se ajo nuk kishte bërë asnjë operacion plastik. Ai i tregon se si ndodhi që u takua me të. Por që në momentin e parë Iliri ishte mahnitur nga pamja e saj, sepse mund të tregonte maksimumi 40 vjeç, ishte femër delikate dhe e mirë, – thotë ai.