Ja cfare duan femrat dhe meshkujt per Shen Valentin!



Meshkujt besojnë se i njohin te gjitha dëshirat e femrave, por shpesh gënjehen dhe rrezikojnë ti zhgenjejne ato. 
Meshkujt mundohen me mënyrën e tyre te na bëjnë te lumtura , ditën e Shën Valentinit . Ka nga ato qe dhurojnë lule, te tjerët çokollata dhe ndonjëri mund te japi te paktën edhe puthjen e mëngjesit. Megjithatë ndodh shume rralle qe partneret , te kuptojnë atë cfare duan vërtet ato ,atëherë te mundohemi t’ia shpjegojmë. Jepjani këtë liste dëshirash partnerit tuaj : 

Një dhurate qe dëshirojmë vërtet – Mundohuni te mendoni diçka qe duam vërtet dhe qe ndoshta na keni dëgjuar dhe duke folur per te. Mos na dhuroni një tufe me lule,nëse kjo gjë nuk na intereson.

Na pyesni se cila është dëshira jone – Kur ktheheni ne shtëpi , mos mendoni vetëm për dëshirat e juaja , na pyesni edhe neve se cfare duam te bëjmë. Ndoshta ne nuk kemi dëshirë te bëjmë vetëm seks, por kemi nevoje për pak përkëdheli .

Pastrojeni mire shtëpinë – Nëse jam gjithmonë unë, ajo qe bën punët e shtëpisë , atëherë me kërko te ndërrojmë rolin për një dite.

Lajini rrobat ashtu siç duhet – Na mjafton vetëm pak : hidhini një sy koshit te rrobave te pa lara dhe ndajini ato me ngjyra nga te bardhat. Vendosini ne lavatrice.

Përgatisni darken ose na çoni ne ndonjë vend te bukur – Me siguri asnjë femër nuk ka dëshirë te gatuaj ditën e Shën Valentinit, kështu qe, zotërinj, ose na tregoni dhuntitë tuaja si shef kuzhine ose beni diçka ndryshe.

Na lini te flemë (nëse është ajo qe dëshirojmë ) – Ju ëndërroni një nate pasioni , por na gjeni te fjetura ne shtrat sepse jemi te lodhura. Kështu qe na lini te qeta.

Nëse duam te bëjmë dashuri përqendrohuni tek kënaqësia jone – Nëse jemi ne qe dëshirojmë te bëjmë dashuri , atëherë mendoni me përpara për ne sesa për veten tuaj.