Mjekët gjejnë 45.000 euro në rrobat e një lypsareje !!



Disa mjekë në një spital në Greqi mbetën të befasuar kur gjatë kontrollit të një lypsare në moshë, në rrobate saj kanë zbuluar 45.000 euro. Paratë janë vendosur në një qese prej materiali, e cila ishte e qepur për rrobat e gruas së varfër. Në të gjendeshin bankënota prej 50 dhe 100 eurove, shpallën mediat greke. Vite të tëra kjo grua është endur nëpër rrugët e qytetit Korint, por për shkak të sëmundjes në gjoks ka shkuar në spital, ku mjekët i kanë bërë analizat e duhura. Pas kontrollit është lënë në shërim në spital, ndërsa paratë i janë dorëzuar policisë.