Ministri Japonez I Lutet Të Moshuarve Që Të Vdesin




Ministri i ri i Financave në Japoni është vendosur në qendër të një skandali kombëtar, pasi i kërkoi të moshuarve që “të vdesin sa më shpejt”, për të ndihmuar vendin që të rregullojë bilancet e tij financiare.Taro Aso dha këtë deklaratë skandaloze gjatë një diskutimi për mënyrat e përballimit të krizës demografike të vendit, me popullsinë që vazhdon të reduktohet ndërsa jetëgjatësia rritet.Gjithashtu, Aso kritikoi shërbimin shëndetësor të vendit, që sipas tij mban në jetë shumë të moshuar, që pa ndihmën artificiale do të ndërronin jetë.





”Askush nuk duhet të mbajë gjallë me forcë dikë që dëshiron të vdesë”, deklaroi Aso. “Të moshuarit duhet të nxitojnë të vdesin. Unë do të ndihesha shumë keq nëse do të isha në një moshë të caktuar dhe do të dija që po më mbajnë në jetë vetëm falë parave që jep shteti. Ky problem do të ishte i zgjidhur nëse të moshuarit që nuk janë më në gjendje të jetojnë pa ndihmë të lejohen të vdesin”.Deklarata e Taros, jo vetëm që ka ngjallur një revoltë kombëtare, por bie thellësisht ndesh me kulturën japoneze të nderimit të thellë ndaj të moshuarve.